Takimi Trump-Putin, Zelensky: Ne mbështetemi te Amerika - Gazeta Express
string(53) "takimi-trump-putin-zelensky-ne-mbeshtetemi-te-amerika"

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 15:42

Takimi Trump-Putin, Zelensky: Ne mbështetemi te Amerika

Lajme

Gazeta Express

15/08/2025 15:42

Para samitit të presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin është lajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili – pak minuta më parë – tha “ne mbështetemi te Amerika”.

Në një deklaratë në X, Zelensky i bën jehonë komenteve të Trump duke thënë se takimi i sotëm është “me të vërtetë, me rrezik të lartë”, duke shtuar se samiti “duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë” dhe një takimi trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Ai thotë se Ukraina po dërgon përforcime për të ndaluar përparimet e Rusisë në Ukrainën lindore, duke përfshirë rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia – dy nga territoret që ka të ngjarë të zënë vend qendror gjatë bisedimeve të sotme.

Ai e përfundon deklaratën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia të ndërmarrë “hapat e nevojshëm”.

Para takimit është deklaruar edhe Trump./Express/