Takimi Trump-Putin është konfirmuar se do të mbahet në Alaska. Megjithatë ky njoftim ka shkaktuar edhe reagime të shumta.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, udhëheqësit evropiane dhe zyrtarët ukrainas janë informuar nga zyrtarë amerikanë, përfshirë edhe presidentin Trump për një plan të ofruar nga Putini për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë në këmbim të lëshimeve të rëndësishme territoriale nga Kievi.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka është shprehur se në këtë takim që do të mbahet në Alaska mes Putin dhe Trump duhet të marrin pjesë edhe evropianët, pasi siç thotë ai edhe siguria e tyre është në rrezik.
“E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit”, përsëriti Emmanuel Macron gjatë një bisede telefonike me Volodymyr Zelensky përpara samitit që do të mbahet mes Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin në Alaska më 15 gusht.
Takim ky që me gjasë ka synimin t’i japë fund luftës në Ukrainë.
”Sapo fola përsëri me Presidentin Zelensky, si dhe me Kancelarin Merz dhe Kryeministrin Starmer.
Ne mbetemi të vendosur të mbështesim Ukrainën, duke punuar në frymën e unitetit dhe duke u bazuar në punën e ndërmarrë në kuadër të Koalicionit të të Vullnetshmëve.
E ardhmja e Ukrainës nuk mund të vendoset pa ukrainasit, të cilët kanë luftuar për lirinë dhe sigurinë e tyre për më shumë se tre vjet tani.
Edhe evropianët do të jenë domosdoshmërisht pjesë e zgjidhjes, pasi siguria e tyre është në rrezik.
Do të vazhdoj të koordinohem ngushtë me Presidentin Zelensky dhe partnerët tanë evropianë”, ka shkruar ai.
I have just spoken again with President Zelensky, as well as with Chancellor Merz and Prime Minister Starmer.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 9, 2025
We remain determined to support Ukraine, working in a spirit of unity and building on the work undertaken within the framework of the Coalition…