Takimi te presidentja, Haradinaj e konfirmon pjesëmarrjen - Gazeta Express
string(56) "takimi-te-presidentja-haradinaj-e-konfirmon-pjesemarrjen"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 8:12

Takimi te presidentja, Haradinaj e konfirmon pjesëmarrjen

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 8:12

Në takimin e thirrur nga presidentja Osmani do të marrë pjesë edhe kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj.

Këtë për Express e konfirmoi zëdhënësi i AAK’së, Kushtrim Xhemajli.

“Po, në takim do të marrë pjesë kryetari Haradinaj”, tha ai.

Deri tani pjesëmarjen e ka konfirmuar LDK, ndërsa Express është në pritje të përgjigjes nga PDK.

Dje, në tentativën e dytë dështoi të formohet qeveria, mandatar i së cilës kësaj here ishte Glauk Konjufca.

Kjo i hapi rrugë zgjedhjeve të reja, për datën e së cilës pritet të diskutohet sot në takim. /GazetaExpress/