string(68) "takimi-te-osmani-perfundon-pa-ndonje-risi-krasniqi-ska-tym-te-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 15:00

Takimi te Osmani përfundon pa ndonjë risi, Krasniqi: S’ka tym të bardhë

Lajme

Gazeta Express

15/05/2025 15:00

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se s’ka asnjë risi pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, e cila ftoi në takim liderët partiakë për të diskutuar daljen nga kriza në Kuvend.

“Nuk jam aspak optimist që Kurti do të ndërrojë qëndrimin sepse e ka ditur që s’ia ka votat për  asgjë”.

I pyetur nëse ka ndonjë lëvizje pozitive pas takimit, Krasniqi tha se s’ka tym të bardhë, duke lënë të kuptohet se s’ka progres në drejtim të zhbllokimit të Kuvendit.

“Nuk besoj që ka dalë tym i bardhë siç po shihet. S’ka tym diku”.

Edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, la të kuptohet se s’ka lëvizje meqë kreu i partisë fituese, Albin Kurti, s’ka lëvizur nga qëndrimet.

“Dallimet janë të qëndrimeve politike, pra nëse nuk ka lëvizje politike, instrumenti i takimit është i padobishëm. Kot takohesh për t’i përsëritur gjërat e njëjta para mediave. Takimi duhet të ketë kuptim nëse ka gatishmëri politike për të gjetur një zgjidhje, kjo gatishmëri nuk u dha sot”.

Ndërkaq, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit tha se kandidati për kryetar kuvendi duhet “një person unifikues në mënyrë që të kalojmë në etapën tjetër edhe kuptohet e kemi mirëpritur këtë mundësi të bisedës me presidenten” dhe ka thënë se janë për votimin e një kandidati konsensual./Express/