Takimi Rubio-Gjuriq, Departamenti i Shtetit: U diskutua rëndësia e uljes së tensioneve me Kosovën dhe Bosnjën - Gazeta Express
string(107) "takimi-rubio-gjuriq-departamenti-i-shtetit-u-diskutua-rendesia-e-uljes-se-tensioneve-me-kosoven-dhe-bosnjen"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 22:08

Takimi Rubio-Gjuriq, Departamenti i Shtetit: U diskutua rëndësia e uljes së tensioneve me Kosovën dhe Bosnjën

Lajme

Gazeta Express

06/08/2025 22:08

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka pasur takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq.

Departamenti i Shtetit ka lëshuar një komunikatë për këtë takim, të mërkurën.

Aty përmendet edhe Kosova ku theksohet rëndësia e uljes së tensioneve, pos Kosovës në këtë kontekst përmendet edhe Bosnja.

Po ashtu theksohet edhe dialogu strategjik dypalësh mes SHBA-ve dhe Serbisë.

“Sekretari i Shtetit Marco Rubio u takua me Ministrin e Jashtëm serb Marko Djuric. Ata ranë dakord që Shtetet e Bashkuara dhe Serbia do të zhvillojnë një dialog strategjik dypalësh më vonë këtë vit për të thelluar lidhjet ekonomike dhe të sigurisë. Ata diskutuan gjithashtu rëndësinë e uljes së tensioneve në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht me Kosovën dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, për të çuar përpara stabilitetin rajonal dhe për të përgatitur terrenin për rritje ekonomike dhe prosperitet. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për një marrëdhënie të dobishme reciprokisht me Serbinë që i shërben qytetarëve tanë dhe interesave tona”, thuhet në komunikatë. /Gazeta Express