Pas përfundimit të takimit të këshillit politik për reformën zgjedhore, ka reaguar ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim.
Ajo shkruan në rrjetin social se është mirë të dëgjosh që palët kanë arritur progres dhe se ajo beson se do të arrihet të bëhen zgjedhje të mençura.
“Është mirë të dëgjosh se Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore po arrin më shumë progres. Jam takuar me të gjithë anëtarët e tij, Rudina Hajdarin, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe besoj se do të bëjnë zgjidhje të mençura. Faleminderit që po vini në plan të parë të ardhmen e Shqipërisë.”