Takimi për "dinarin", Lajçak: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur, ta gjejmë një zgjidhje për personat e afektuar - Gazeta Express
string(114) "takimi-per-dinarin-lajcak-pres-qe-palet-te-vijne-me-mendje-te-hapur-ta-gjejme-nje-zgjidhje-per-personat-e-afektuar"

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:05

Takimi për “dinarin”, Lajçak: Pres që palët të vijnë me mendje të hapur, ta gjejmë një zgjidhje për personat e afektuar

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 12:05

Emisari i posaçëm i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se në fund të kësaj jave do të ketë edhe një rund tjetër të bisedimeve me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak ka thënë se pret që palët të vijnë me mendje të hapur.

Lexo Edhe:

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, ka shkruar ai në Facebook.