Takimi Osmani-Landau, Departamenti i Shtetit: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës - Gazeta Express
string(114) "takimi-osmani-landau-departamenti-i-shtetit-prosperiteti-ekonomik-do-te-levize-rajonin-nga-percarjet-e-se-kaluares"

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 9:54

Takimi Osmani-Landau, Departamenti i Shtetit: Prosperiteti ekonomik do të lëvizë rajonin nga përçarjet e së kaluarës

Lajme

Gazeta Express

11/07/2025 9:54

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga Zëvendëssekretar i Shtetit, Christopher Landau, në Washington D.C.

Për këtë takim ka folur edhe zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, e cila tha se Osmani e Landau kanë diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve, raporton Gazeta Express.

“Zëvendëssekretari i Shtetit Christopher Landau u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu. Ata diskutuan fushat e mundshme të bashkëpunimit ekonomik në të ardhmen dhe shprehën besimin se prosperiteti dhe bashkëpunimi ekonomik do të ndihmojnë Ballkanin Perëndimor të lëvizë nga përçarjet e së kaluarës dhe do të promovojnë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, tha ajo.

Pak më herët, Osmani në një postim në Facebook ka falënderuar Landaun “për mikpritjen e ngrohtë dhe diskutimin e hapur”.

“Kosova qëndron krah për krah me Shtetet e Bashkuara për të ndërtuar kapituj të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e fortë të Presidentit Trump. Më shumë siguri. Më shumë zhvillim.  Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona”.