string(105) "takimi-me-vuciq-ne-pallatin-blenheim-macron-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-dhe-themelimin-e-asociacionit"

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 7:59

Takimi me Vuçiq në Pallatin Blenheim, Macron kërkon zbatimin e marrëveshjeve dhe themelimin e Asociacionit

Lajme

Gazeta Express

19/07/2024 7:59

Presidenti francez Emanuel Macron është takuar dje me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas njoftimit takimi me Vuçiqin u realizua në Samitin e 4-të të Komunitetit Politik Evropian në Blenheim të Mbretërisë së Bashkuar.

Gjatë këtij takimi, Macron e Vuçiq përshëndetën thellimin e bashkëpunimit dypalësh në shumë fusha. U fol edhe për Kosovën dhe nevojën e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.

“Kreu i Shtetit i përsëriti presidentit Vuciq gjithashtu mbështetjen e plotë të Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ai nënvizoi përkushtimin e tij për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në mbështetje të ndërmjetësimit evropian dhe bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve Bruksel-Ohër. Në këtë kontekst, Presidenti i Republikës nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga zyra e presidencës franceze.

Presidenti i Republikës në fund kujtoi lidhjen e Francës me marrëveshjet e Dejton-Parisit si dhe me unitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës.