Takimi me ministren, nuk arrihet dakordësi për rritje pagash, pedagogët: Protesta e 5 tetorit nuk anulohet - Gazeta Express
string(103) "takimi-me-ministren-nuk-arrihet-dakordesi-per-rritje-pagash-pedagoget-protesta-e-5-tetorit-nuk-anulohet"

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 18:44

Takimi me ministren, nuk arrihet dakordësi për rritje pagash, pedagogët: Protesta e 5 tetorit nuk anulohet

Shqiperi

Gazeta Express

23/09/2022 18:44

Ka përfunduar pa arritjen e një dakordësie takimi i ministres së Arsimit Evis Kushi me pedagogët e Universitetit të Tiranës.

Pedagogët u shprehën se kanë këndvështrime të kundërta me ministrinë ndërsa shtuan se protesta e datës 5 tetor e paralajmëruar nga ana e tyre nuk do të anulohet.

Lexo Edhe:

“Trajtimi financiar i profesioriatit nuk është çështje vetëm e rrogave. Por sit ë vendosim prioritet zhvillimin e arsimit të lartë cilësor në Shqipëri. Që studentët shqiptarë të qëndrojnë këti dhe jo të shkojnë nëpër botë.

Ne në kërkesat tona kemi qenë miminalistë, ndërsa ministria thotë që janë të ekzagjeruara. Jemi në pritje të një reagimi për këto kërkesa që ramë dakord me ministrinë. Në këtë prizëm nuk mbetet gjë tjetër përveçse të vazhdojmë protesta. Protesta e 5 tetorit nuk anulohet, ajo do vazhdojë.

Për rritjen e pagave nuk është arritur dakordësi. Ministria thotë që 180 euro është rritje e jashtëzakonshme. Ne mendojmë që 200 euro është tallje. Ne mendojmë që jemi në kushtet e një inflacioni shumë të lartë. Nuk bëjmë fjalë për një analizë krahasuese por për pozicionin e pedagogut dhe profesioriatit”, deklaroi një prej pedagogëve./ Gazeta Express