string(92) "takimi-me-kallas-haradinaj-sanksionet-te-hiqen-urgjentisht-be-ta-mbeshtes-kosoven-drejt-bese"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 21:35

Takimi me Kallas, Haradinaj: Sanksionet te hiqen urgjentisht, BE ta mbështes Kosovën drejt BE’së

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 21:35

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se sot ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian dhe zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Kaja Kallas.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se ka pasur nderin ta takojë Kallasin, me të cilën ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon.

Ai ka vlerësuar angazhimin e Bashkimit Evropian dhe rolin e rëndësishëm të Kallas për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon.

“Gjatë takimit, çmova lart rolin e saj dhe angazhimin e BE-së për sukseset e arritura në Kosovë dhe në rajon,” ka thënë Haradinaj.

Ai ka kërkuar heqjen e menjëhershme të sanksioneve ndaj Kosovës.

“Njëkohësisht nënvizova rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme nga Bashkimi Evropian në rrugëtimin tonë drejt integrimit,” ka shtuar Haradinaj.