Takimi Kurti - Vuçiq, Kallas tha se mund ta ndërmjetësojë së shpejti, BE: S'ka asgjë të re në këtë fazë - Gazeta Express
string(97) "takimi-kurti-vuciq-kallas-tha-se-mund-ta-ndermjetesoje-se-shpejti-be-ska-asgje-te-re-ne-kete-faze"

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 16:53

Takimi Kurti – Vuçiq, Kallas tha se mund ta ndërmjetësojë së shpejti, BE: S’ka asgjë të re në këtë fazë

Lajme

Gazeta Express

17/03/2026 16:53

Bashkimi Europian tha se nuk ka “asgjë të re”, në lidhje me një takim të mundshëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefja e diplomacisë së BE-së tha së fundmi se është e gatshme ta ndërmjetësojë “së shpejti” një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pasi Kurti u pajtua të shtunën t’i bëjë disa lëshime për strukturat ilegale serbe.

“Mund të konfirmojmë se nuk ka asgjë të re që mund t’ju ndajmë në këtë fazë. Përfaqësuesja e lartë ka përmendur përsëri në postimin e saj në rrjetet sociale në këtë fundjavë se është e gatshme të organizojë një takim të nivelit të lartë së shpejti”, tha BE-ja në një përgjigje për RTV21.

Pasi Kurti u pajtua të shtunën të mundësojë lehtësira të përkohshme për komunitetin serb në Ligjin për të huajt, Kallas tha se “është krijuar një momentum i ri për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement