Takimi i rregullt Osmani- Hovenier në ditën kur Vuçiq foli për vrasje në Veri - Gazeta Express
string(76) "takimi-i-rregullt-osmani-hovenier-ne-diten-kur-vuciq-foli-per-vrasje-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 20:43

Takimi i rregullt Osmani- Hovenier në ditën kur Vuçiq foli për vrasje në Veri

Lajme

Gazeta Express

11/08/2022 20:43

Në ditën kur presidenti serb Aleksandër Vuçiq foli për vrasje në Veri, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

Sipas komunikatës së Presidencës, në këtë takim u diskutua për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Lexo Edhe:

“Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Vuçiq ka vazhduar sot me propagandë që Kosova kinse “është duke përgatitur për sulm në Veri për vrasjen e serbëve

“I paralajmëroj të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq, duke mos ofruar as një fakt.

Deklaratat e Vuçiqit vijnë një javë para takimit në Bruksel që do ta ketë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. /Express.