Takimi i parë me adoleshentin Messi: Më kaloi sikur të mos isha aty dhe shënoi gol - Gazeta Express
string(81) "takimi-i-pare-me-adoleshentin-messi-me-kaloi-sikur-te-mos-isha-aty-dhe-shenoi-gol"

Gazeta Express

12/04/2020 10:28

Takimi i parë me adoleshentin Messi: Më kaloi sikur të mos isha aty dhe shënoi gol

Gazeta Express

12/04/2020 10:28

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Juliano Belletti, ka treguar se si Lionel Messi në moshën 16-vjeçare e kishte turpëruar në takimin e parë mes tyre në stërvitjen e skuadrës.

Braziliani ishte pjesë kyçe e ekipit të parë të Barcelonës kur Messi i ishte bashkuar nga ekipi B për t’u stërvitur, transmeton Gazeta Express.

“Kur Messi erdhi nga ekipi B, (trajneri) Frank Rijkaard e futi në lojë me neve në një sistem 11 kundër 11, në një fushë të vogël”, tha Belletti për ESPN.

“Ai ishte në ekipin e zëvendësuesve ndërsa unë në ekipin e titullarëve”, shtoi ai.

“Andres Iniesta më pyeti nëse e njihja Messin. I thashë që nuk e njihja dhe ai më paralajmëroi: ‘Atëherë bëj kujdes, eh’. Kur ai e pranoi topin e parë, thashë me vete: ‘Ta hajë dreqi! Ky djalosh është i spikatur!’”

Belletti vazhdoi: “Pastaj, kur unë iu afrova për t’ia marrë topin, ai më kaloi sikur të mos isha aty dhe shënoi gol”.

“Ai kaloi mbi mua”, theksoi braziliani. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement