Takimi i Gërvalles me Hargreaves, MD: Ministrja foli për funksionalizimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë - Gazeta Express
string(107) "takimi-i-gervalles-me-hargreaves-md-ministrja-foli-per-funksionalizimin-e-byrose-per-konfiskimin-e-pasurise"

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 15:50

Takimi i Gërvalles me Hargreaves, MD: Ministrja foli për funksionalizimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë

Lajme

Gazeta Express

12/03/2026 15:50

Ministria e Drejtësisë ka lëshuar një komunikatë për media, rreth takimit që ministrja Donika Gërvalla, ka zhvilluar dje me ambasadorin i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili ka thënë se ai me Gërvallën kanë diskutuar rëndësinë e zgjidhjes së shpejtë të sfidave politike në mënyrë që Kosova të mund të përparojë dhe të japë rezultate për qytetarët e saj.

Në komunikatën e ministrisë, thuhet se Gërvalla dhe Hargreaves kanë diskutuar për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që garantojnë sundim të palëkundur të ligjit dhe integritet të plotë të sistemit të drejtësisë.

Në komunikatën për media, shtohet se, Gërvalla ka folur edhe procesin e Vetingut dhe ‘’ndërmarrjen reformuese në sistemin e drejtësisë, si dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme’’.

Komunikata:

Ministrja Gërvalla priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës z. Jonathan Hargreaves

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, së bashku me Zëvendësministrin e Drejtësisë, Genc Nimoni, priti në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës z. Jonathan Hargreaves, me të cilin biseduan për përparimin e reformave në drejtësi dhe forcimin e institucioneve që garantojnë sundim të palëkundur të ligjit dhe integritet të plotë të sistemit të drejtësisë.

Ministrja Gërvalla vlerësoi lart bashkëpunimin me Mbretërinë e Bashkuar, me fokus të veçantë tek drejtësia dhe sundimi i ligjit, duke e cilësuar atë si bashkëpunim të përhershëm, të qëndrueshëm dhe të shumëanshëm.

“Republika e Kosovës në vazhdimësi vlerëson mbështetjen e tyre në proceset reformuese, në forcimin e integritetit dhe llogaridhënies së institucioneve tona, e sidomos përpjekjet e shtetit britanik për mbështetjen e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore”, tha ajo.

Gjatë takimit, Ministrja Gërvalla përmendi po ashtu procesin e Vetingut dhe ndërmarrjen reformuese në sistemin e drejtësisë, si dhe funksionalizimin e plotë të Byrosë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të cilat i cilësoi parakusht për një drejtësi që nuk toleron kompromis.

“Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është vijë e prerë e mandatit tonë, dhe Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë e vendosur që çdo abuzim të ndëshkohet dhe çdo qytetar të gëzojë drejtësi reale të qasshme dhe të pakompromentuar”, tha Ministrja Gërvalla, duke shtuar se vetëm kështu shteti forcon institucionet e saj, garanton drejtësi funksionale dhe transparencë, si dhe siguron që sundimi i ligjit të mbetet prioritet bazë i Republikës së Kosovës.

https://www.gazetaexpress.com/en/Hargreaves-meets-Gervallen-and-discusses-the-importance-of-quickly-resolving-political-challenges/

Advertisement
Advertisement
Advertisement