Takimet në Bruksel, Borrell e Lajçak e fillojnë me Vuçiqin
Lajme
Gazeta Express
14/09/2023 9:49
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka filluar takimin në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe me emisarin Miroslav Lajçak, raporton mediumi serb “N1”.
Takimi mes tyre filloi nga ora 09:00, ndërsa
pas tij pritet që ndërmjetësit europianë të takohen edhe me kryeministrin e
Kosovës, Albin Kurti.
Në orën 11 është planifikuar një takim i
përbashkët në kuadër të dialogut.
Ndërkaq, Borrell do të mbajë konferencë për media pas takimeve. /Express/