Takime interesante këtë vikend në hendbollin e femrave - Gazeta Express
string(54) "takime-interesante-kete-vikend-ne-hendbollin-e-femrave"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/03/2024 23:41

Takime interesante këtë vikend në hendbollin e femrave

Sporte tjera

Gazeta Express

15/03/2024 23:41

Me ndeshje interesante vazhdon gara në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Në fundjavë janë ndeshjet e xhiros së 13-të, që priten me shumë vëmendje.

Në ndeshjet e së shtunës, Shqiponja e Samadrexha llogariten favorite.

Lexo Edhe:

Shqiponja e pret Ulpianën nga ora 13:00, ndërsa Samadrexha luan në Deçan ndaj Jusuf Gërvallës nga ora 16:00.

Më shumë rivalitet pritet në ndeshjet e së dielës. Nga ora 15:00 është takimi Vushtrria – Istogu.

Kampioni aktual, Istogu, është i dyti në tabelë me 22 pikë. Vushtrria është e katërta me 14 pikë.

Prej orës 18:30, të dielën, takohen Ferizaj e Prishtina. Ferizaj është lider me 22 pikë dhe një ndeshje më pak të zhvilluar. Prishtina është e gjashta me 12 pikë dhe në garë të fortë për pozitat që sigurojnë play off.