Takim për Ukrainën - Liderët evropian mblidhen në Paris, Edi Rama flet me videokonferencë - Gazeta Express
string(86) "takim-per-ukrainen-lideret-evropian-mblidhen-ne-paris-edi-rama-flet-me-videokonference"

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:10

Takim për Ukrainën – Liderët evropian mblidhen në Paris, Edi Rama flet me videokonferencë

Lajme

Gazeta Express

04/09/2025 17:10

Liderët e më shumë se 30 vendeve perëndimore ku mes tyre edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama po marrin pjesë këtë të enjte në Samitin e Organizuar nga Parisi zyrtar, samit ky i quajtur “Koalicioni I Vullnetit të Mirë”.

Qëllimi Kryesor i Samitit është diskutimi i garancive të Sigurisë që do të ofrojë Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në rast të përfundimit të luftës në Ukrainë. Dhjetëra lider kanë udhëtuar drejt Kryeqytetit Francez, ndërsa të tjerë si kryeministrja Italiane Giorga Meloni, Kancelari Gjerman Fridriech Merz apo edhe Kryeministri Shqiptar Edi Rama po marrin pjesë në këtë samit nëpërmjet videkonferencës.

Përvec Presidentit Ukrainas I cili ndodhet në Paris, në kryeqytetin Francez ndodhet edhe Emisari I Donald Trump për Lindjn e Mesme Steve Witkoff I cili do te kete nje takim me kreun e shtetit Ukrainas . Të tjerë pjesmarrës në këtë samit përvec Liderëve të cdo vendi të Bashkimit Europian janë edhe Presidentja e Komisionit Eurpopian Ursula Von Der Leyen , Kreu I NATO-s Mark Rute, Kryeministri Kanadez Mark Carney si dhe Kryeministri Austalian Anthony Albanese.

Shpresat për një marrëveshje për ndalimin e luftimeve janë zvogëluar që nga takimi mes Vladimir Putin dhe Donald Trump në Alaska, megjithatë presidenti amerikan deklaroi këtë të enjte se do të ketë një zgjidhje mbi këtë Çështje. Pas përfudimit të Samitit Koalicioni i Vullnetit të Mirë , Liderët Perëndimor do të mbajnë një telefonatë me presidentin Amerikan Donald Trump. Pas të gjithë këtyre hapave Presidenti Francez Emmanuel Macron pritet të mbajë një conference për shtyp ku do të zbulojë të gjitha diskutimet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë shenja se mund të përfshihen në Garancitë e Sigurisë me mbështetjen e tyre për mbrojtjen ajrore. Konfirmimi për dicka të tillë pritet të jepet këtë të enjte nga Trump. Një burim nga Pallati i Elizës theksoi se qëllimet kryesore të garancive të sigurisë janë: forcimi i forcave të armatosura ukrainase, vendosja e një force ndihmëse për të treguar qartë mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës dhe sigurimi i një “rrjeti sigurie” amerikan.

Para bisedimeve, Zelensky tha se Ukraina kishte marrë “sinjale” nga amerikanët për një mbështetje të tillë. Më shumë se 40 muaj pas pushtimit të plotë rus të Ukrainës, Putin deklaroi këtë javë se ekziston “një dritë në fund të tunelit” dhe se ka opsione për të siguruar sigurinë e Ukrainës në rast përfundimi të konfliktit. Megjithatë, Rusia ka bërë të qartë se nuk pranon forcë perëndimore në Ukrainë. Sekretari I NATO-s Mark Rute ne nje kunderpergjigje te qarte ndaj Moskes tha se Ukraina është një vend sovran dhe nuk mund të jetë Moska që vendos për diçka të tillë.

Ukraina shpreson që “Koalicioni i Vullnetit të Mirë ” të krijojë një forcë sigurie me trupa ushtarak britanikë, francezë dhe trupa të tjerë ushtarak megjithate Gjermania dhe Italia kanë dalë kundër një ideje të tillë. Kancelari Gjerman Fridrich Merz është shprehur se është ende herët për të ndërmarrë nje angazhim të tillë Rusia bëri të qartë këtë javë se nuk do te pranojë një marrëveshje armëpushimi, por vetëm një marrëveshje të plotë që i jep fund luftës. Kjo kërkesë e Moskës bie kundër kërkesës së Ukrainës dhe aleatëve të saj perëndimor që thonë se një armëpushim do t’i hapte rrugë negociatave për një zgjidhje të drejte të konflikit. Ndërsa Rusia thotë se nuk do të heq dorë nga territoret e pushtuara dhe Perëndimi nuk pranon kompromis territorial, Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se për t’i dhënë fund gjakderdhjes të dyja palët duhet që të bëjnë lëshime./abcnews