Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.
Ahmeti bëri të ditur se takimi është zhvilluar në një atmosferë vëllazërore dhe tejet të përzemërt, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve në rajon, si dhe për forcimin e lidhjeve institucionale e kombëtare.
Sipas tij, në fokus të bisedës kanë qenë edhe sfidat me të cilat përballen vendet në rrugëtimin euroatlantik, si dhe rëndësia e koordinimit të përbashkët në avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror.
“Takime të tilla janë dëshmi se komunikimi dhe koordinimi i përbashkët mbetet thelbësor për avancimin e çështjeve që prekin interesin kombëtar dhe shtetëror”, ka shkruar Ahmeti.
tag_katrorimaqedoni_2
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...