Më 9 tetor, nga ora 19:00, organizata “Molla e Kuqe” organizon takimin me autorin Dine Dine, në Burgun e Idealit në Prishtinë.
“Mbi varkën e Karontit” është romani memuaristik që shpalosë mbijetesën e autorit dhe rrugën e kalvarit të gjatë çnjerëzor, gjatë pesë dekadat të diktaturës komuniste. Kalvari i autorit nis në moshën 6 vjeçare me internimin familjar në burgun famëkeq të Kështjellës së Ali Pashës në Porto Palermo, për të vazhduar më pas me sprovën e kampit të vdekjes në Tepelenë. Më vonë, ai përballet me një varg kampesh internimi, deri me arrestimin dhe gjyqin që e dënoi 10 vjet me privim lirie, që e vuan në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ky libër autobiografik përfshin proceset e montuara të dënimeve politike në Shqipëri, arrestimin, hetuesinë dhe gjykimin e autorit.
I ftuar nderi: Dine Dine
Lexim i fragmenteve të shkëputura nga libri: Afrim Muçaj
Muzikë: Linda Rukaj
Teki Dervishi: Palimpsest për Dush Kusarin
Lexim skenik, performancë muzikore
Me Arben Bajraktaraj dhe Linda Rukaj
“Biruca pa dritare, ditë e natë, drita e verdhë e diskut, ditë nuk ka, natë nuk ka, orë nuk ka, kohë nuk ka. Për çka nuk ke kohë ? Ç’sy qenkan ata që shohin vetëm dritë dielli, dritë elektrike, dritë pishe?
Cila dritë i hap shteg udhës time?”
Pjesëmarrja në evente të zhvillimit personal dhe profesional, si Konventa 8, është thelbësore për rritjen individuale dhe suksesin në...