Takim me ekipet për shpëtim që ndihmuan në Shqipëri - Gazeta Express
string(51) "takim-me-ekipet-per-shpetim-qe-ndihmuan-ne-shqiperi"

Takim me ekipet për shpëtim që ndihmuan në Shqipëri

Gazeta Express

02/12/2019 18:54

Zëvendëskryeministrat Oliver Spasovski dhe Bujar osmani, si dhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferoski, në prani të ambasadorit shqiptar në vend, Fatos Reka, sot në Qeveri iu falënderuan forcave republikane për mbrojtje dhe shpëtim, të cilët me vendim qeveritar ishin dërguar në Shqipëri pas tërmetit katastrofal. Ekipet tona mbi 72 orë punuan në detyra komplekse për t’iu ndihmuar autoriteteve lokale në shpëtimin e të mbijetuarve nga tërmeti dhe pastrimin e terrenit.

“Jemi të pikëlluar dhe bashkëndjejmë me të gjithë të goditurit në këtë tragjedi katastrofale, por edhe jemi krenarë për ekipet tona të cilët treguan profesionalizëm kulminant dhe iu ofruan ndihmë atyre të cilëve u nevojitej. Angazhimi juaj nuk do të harrohet asnjëherë si dhe fakti se çdoherë mbetemi me dorë të shtrirë për mbështetje për fqinjët tanë”, tha në takim ministri Spasovski, informoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Lexo Edhe:

Siç theksoi zëvendëskryeministri Osmani, fotografitë nga Shqipëria nuk mund ta lënë indifirent askënd.