Takim joformal i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë - Gazeta Express
string(60) "takim-joformal-i-be-se-me-maqedonine-e-veriut-dhe-shqiperise"

Gazeta Express

09/12/2019 11:36

Takim joformal i BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë

Gazeta Express

09/12/2019 11:36

Në organizim të Greqisë, sot në Bruksel do të mbahet mëngjes joformal pune të shefave të diplomacive të vendeve-anëtare të Unionit dhe të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që sipas MPJ-së greke është një mundësi e dobishme për një dialog të frytshëm dhe përforcim të perspektivës evropiane të të dyja vendeve, lajmëroi korrespondentja e MEDIAL-s.

Në brifing me gazetarët të premten, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë. Aleksandar Genimates tha se mbi 18 shefa të diplomacive të BE-së e kanë konfirmuar praninë, ndërsa mëngjesi jorformai i punës ka për qëllim të përforcohet mbështetja të perspektivës evropiane të të dyja vendeve.

Lexo Edhe:

“Do të jetë një mundësi e dobishme për një dialog të frytshëm dhe të gjithë të pranishmit të bisedojmë dhe t’i shprehim pozicionet ku ndodhemi. Praninë, tashmë e kanë konfirmuar mbi 18 ministra të punëve të jashtme të Unionit”, tha Genimatas të premten.

Nga MPJ-ja jonë bënë të ditur se mëngjesi i punës, drejtpërdrejt para mbajtjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, do të paraqesë mundësi që ministri Nikolla Dimitrov t’i njoftojë kolegët ministra të punëve të brendshme të vendeve-anëtare të BE-së me ngjarjet e fundit politike, me fokus në prioritetet kyçe lidhur me sundimin e të drejtës, si dhe implementimin të marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë.

“Njëherit do ta përsërisë kërkesën e Këshillit që sa është mundur më shpejt të dakordohet për metodologjinë e re negociuese dhe pa shtyrje të mëtejshme që të marrë vendim për fillimin e negociatave aderuse me Maqedoninë e Veriut, bënë të ditur nga MPB-ja.