"Takim inspirues me vajzat dhe gratë e Lipjanit", Shukri Buja zotohet se gratë do të kenë rol vendimarrës - Gazeta Express
string(102) "takim-inspirues-me-vajzat-dhe-grate-e-lipjanit-shukri-buja-zotohet-se-grate-do-te-kene-rol-vendimarres"

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 19:30

“Takim inspirues me vajzat dhe gratë e Lipjanit”, Shukri Buja zotohet se gratë do të kenë rol vendimarrës

Lajme

Gazeta Express

05/10/2025 19:30

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka thënë se ka pasur një takim inspirues me vajzat dhe gratë e Lipjanit.

Ai tha se gratë do të kenë një rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social dhe ekonomik përmes programit të tij.

“Një takim inspirues me vajzat dhe gratë e Lipjanit! Idetë dhe zëri i tyre janë thelbësore për programin, si dhe ekipin tonë në këto zgjedhje”.

“Ato do të kenë rol të fuqishëm në vendimmarrje, fuqizim social dhe ekonomik përmes programit tonë, hapësirë të vlerësuar në listën tonë garuese për Kuvendin Komunal, si dhe rol të rëndësishëm në ekzekutivin komunal në mandatin e ardhshëm! Me ne, fitorja është e grave”, ka thënë Buja. /Gazeta Express