Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit - Gazeta Express
string(69) "tajani-anulon-udhetimin-ne-shba-shkak-deklaratat-e-trump-ndaj-melonit"

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 13:08

Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2026 13:08

Ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin e tij të planifikuar në datat 21 dhe 22 qershor në SHBA.

Tajani shkruan se ky anulim vjen përshkak të deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryeministres italiane, Giorgia Meloni.

Trump pas samitit të G7 në Francë deklaroi se Meloni iu lut për një foto. Sipas Tajanit, fjalët e Trump drejtuar Melonit ofendojnë të gjithë Italinë.

 “Fjalët serioze dhe ofenduese të Presidentit Trump drejtuar Kryeministres Giorgia Meloni ofendojnë të gjithë Italinë. Për këtë arsye, kam vendosur të anuloj vizitën time në Shtetet e Bashkuara të planifikuar për 21 dhe 22 qershor”, shkruan Tajani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement