Tahiri thumbon Pecin: Nuk kam nevojë që të vijë dikush nga Prishtina të më hap dyert e qytetit tim - Gazeta Express
string(98) "tahiri1-thumbon-pecin-nuk-kam-nevoje-qe-te-vije-dikush-nga-prishtina-te-me-hap-dyert-e-qytetit-tim"

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 20:15

Tahiri thumbon Pecin: Nuk kam nevojë që të vijë dikush nga Prishtina të më hap dyert e qytetit tim

Lajme

Gazeta Express

08/11/2025 20:15

Kandidati i PDK-së për Mitrovicën, Arian Tahiri në tubimin e tij përmbyllës të fushatës me sallën “Minatori” të mbushur plot, ka kritikuar Faton Pecin që krejt fushatën e ka shpenzuar përkrah Albin Kurtit e ministrave të tjerë.

Peci në çdo aktivitet shihet bashkë me Albin Kurtin dhe ministrat e tij. Edhe në tubimin e sotëm të Vetëvendosjes, më shumë ka folur Kurti sesa Peci.

Tahiri ka thënë se nuk ka nevojë që të vijë dikush nga Prishtina për t’ia mësuar qytetin e tij.

“Nuk kam nevojë që të vijë dikush nga Prishtina e të më hap dyert e qytetit tim”, ka thënë Tahiri.