Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se pa arritur të konstituohet Kuvendi, nuk do të mund të bëhet asgjë për t’i pezulluar vendimet e ZRrE-së, atë për rrymën dhe daljen e bizneseve në treg të lirë të energjisë nga 1 qershori.
“Ne, pa arritur ta bëjmë shumicën, nuk do të mund të bëjmë asgjë për ta shkarkuar këtë bord kriminal. Më vjen keq, të gjitha angazhimet… vërtetë duhet ta quajmë bord kriminal. Ky institucion, i kapur nga Lëvizja Vetëvendosje, po e bën këtë vend të pajetueshëm”, tha ai.
Ai tha se e kanë shpresën te gjykatat e rregullta.
“Shpresojmë shumë se do t’i japim argumentet e mjaftueshme”, tha ai në RTV 21.