Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se përgjegjës për bllokimin institucional është Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar reflektim nga kjo parti.
“Lëvizja Vetëvendosje duhet të ketë reflektuar mbi këtë bllokadë, sepse shkaktar i saj janë ata. Kryetarin e kuvendit e zgjedh shumica parlamentare, nuk bëhet fjalë për emra, por për krijimin e shumicës për të zgjedhur institucionet”, u shpreh Tahiri.
Ai gjithashtu tha se presidentja duhet të ketë më shumë angazhim dhe të ushtrojë presion mbi partitë dhe deputetët, siç e përcakton roli i saj kushtetues.
“Është në përgjegjësinë e presidentes që të veprojë dhe të vendosë presion, sidomos ndaj partisë së parë, për të hapur rrugë kuvendit – ose të shkohet në zgjedhje të reja”, përfundoi ai.