Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka vizituar ish-presidentin e vendit Hashim Thaçin.
Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, duke thënë se ai i përcjell përshëndetjet e përzemërta në ditën e çlirimit.
‘‘Në Ditën e Çlirimit, ju përcjell përshëndetjet dhe përqafimet më të përzemërta nga Presidenti Hashim Thaçi – udhëheqësi i luftës sonë çlirimtare dhe simboli i qëndresës sonë kombëtare’’ ka shkruar ai.