Tahiri thotë se Kurti e ndau me qëllim votimin për nënkryetarët e pakicave: S'i ka numrat për qeveri, do rast të ri në Gjykatë Kushtetuese - Gazeta Express
string(135) "tahiri-thote-se-kurti-e-ndau-me-qellim-votimin-per-nenkryetaret-e-pakicave-si-ka-numrat-per-qeveri-do-rast-te-ri-ne-gjykate-kushtetuese"

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 22:20

Tahiri thotë se Kurti e ndau me qëllim votimin për nënkryetarët e pakicave: S’i ka numrat për qeveri, do rast të ri në Gjykatë Kushtetuese

Lajme

Gazeta Express

26/08/2025 22:20

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, është deklaruar për moszgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb.

Ai konsideron se Kurti e ndau qëllimshëm votimin për nënkryetarët e pakicave, për të krijuar rast të ri në Kushtetuese, sepse sipas tij “nuk i ka numrat për qeverinë e re”.

Tahiri shtoi se kjo i ka leverdisë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, sepse ai është i interesuar të ketë edhe ndonjë rast të ri për Gjykatën Kushtetuese, që të zvarrisë edhe më tej krijimin e institucioneve të vendit, sepse, sipas tij, ai nuk i ka numrat për qeverinë.

“Pse iu deshtë që të ndajë votimin te minoritetet, sepse nuk i ka numrat për qeveri dhe nuk e dëshiron pataten e nxehtë në duart e tij, sepse kriza reale është nëse mund ta krijojë Kurti qeverinë,” tha Tahiri në RTK Prime.