Tahiri: Takimi Trump–Putin, Kosova dhe Krimeja tema gjeopolitike - Gazeta Express
string(62) "tahiri-takimi-trump-putin-kosova-dhe-krimeja-tema-gjeopolitike"

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:45

Tahiri: Takimi Trump–Putin, Kosova dhe Krimeja tema gjeopolitike

Lajme

Gazeta Express

08/08/2025 10:45

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e paralajmëruar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus Vladimir Putin, që pritet të mbahet javën e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Tahiri ka paralajmëruar se një nga temat kryesore të këtij takimi do të jetë çështja e Kosovës dhe ajo e Krimesë, duke e krahasuar këtë ngjarje me konferencën historike të Jaltës pas Luftës së Dytë Botërore, ku u rivendosën kufijtë gjeopolitikë të botës.

“Trump dhe Putini pritet të takohen në ditët në vijim, e konfirmuar nga të dyja palët, ky takim mund të jetë Jalta e dytë, Kosova dhe Krimea do të jenë tema qendrore gjeopolitike”, ka shkruar Tahiri.