Tahiri: Studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës - 30 milionë euro për bursa dhe punë për të diplomuarit - Gazeta Express
string(103) "tahiri-studentet-jane-forca-dhe-shpresa-e-kosoves-30-milione-euro-per-bursa-dhe-pune-per-te-diplomuarit"

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 13:19

Tahiri: Studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës – 30 milionë euro për bursa dhe punë për të diplomuarit

Lajme

Gazeta Express

24/12/2025 13:19

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri (nr. 110), ka publikuar një video ku thekson rëndësinë e mbështetjes së studentëve dhe investimit në arsim si prioritet kombëtar.

Në mesazhin e tij, Tahiri nënvizon se studentët janë forca dhe shpresa e Kosovës dhe se asnjë i ri nuk duhet të heqë dorë nga studimet për shkak të kushteve ekonomike. Ai rikujton se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër Bedri Hamza parasheh krijimin e Fondit të Bursave prej 30 milionë eurosh, si dhe punë për të diplomuarit.

“Investimi në arsim është investim në të ardhmen e Kosovës,” thekson Tahiri, duke shtuar se këto masa synojnë t’u japin të rinjve siguri, perspektivë dhe mundësi reale zhvillimi në vend.

Në fund të videos, ai përsërit mesazhin e fushatës: Bashkë. Përpara.

Advertisement
Advertisement
Advertisement