Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së - Gazeta Express
string(77) "tahiri-per-kandidaturen-e-hamzes-nje-hap-i-rendesishem-per-rikthimin-e-pdk-se"

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 22:38

Tahiri për kandidaturën e Hamzës: Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së

Lajme

Gazeta Express

13/11/2025 22:38

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Në një postim në Facebook, ai ka mirëpritur zyrtarizimin e kandidaturës së Hamzës për kryetar të PDK-së.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës”, ka thënë Tahiri.

PDK-ja të hënën e javës së ardhshme do të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement