Tahiri për Gjykatën në Ferizaj: Shumica e lëndëve të korrupsionit kanë përfunduar me aktgjykim dënues - Gazeta Express
string(100) "tahiri-per-gjykaten-ne-ferizaj-shumica-e-lendeve-te-korrupsionit-kane-perfunduar-me-aktgjykim-denues"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 7:59

Tahiri për Gjykatën në Ferizaj: Shumica e lëndëve të korrupsionit kanë përfunduar me aktgjykim dënues

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 7:59

Mustaf Tahiri, Kryetar i Gjykatës Themelore në Ferizaj ka thënë se lëndët e natyrës së korrupsionit kanë fokus të veçantë të trajtimit dhe se janë lëndë të prioritizuara. Por, ai tha se shumica prej këtyre rasteve në këtë gjykatë, kanë përfunduar me aktgjykim dënues.

Në një intervistë për “Betimi për Drejtësi”, Tahiri tha se qëndron fakti se në përgjithësi shumica e aktakuzave rrëzohen në lëndët e kësaj natyre për shkak të mungesës së hetimeve apo për shkak të provave të pamjaftueshme.

“Qëndron ajo që shumica prej aktakuzave që rrëzohen në lëndët e korrupsionit pikërisht bien për këtë arsye si mungesë e hetimeve apo provave të mjaftueshme për ta shpallur fajtor të pandehurin, gjë që nuk është tek raste e tjera. Megjithatë, secila lëndë që trajtohet qoftë e natyrës së korrupsionit e qoftë lëndëve të tjera dihet që aktakuza duhet të jetë e mbështetur në ligj, në prova dhe të jetë e bashkëngjitur me prova të mjaftueshme për ta shpallur fajtor”, tha ai.

Tahiri shtoi se shumica e lëndëve të korrupsionit kanë pasur aktgjykim dënues.

“Ne e dimë që gjykatat apo gjyqtarët pa prova nuk mund të shpallin fajtor askënd, por nuk është se në gjykatën tonë ka pas raste të tilla që ka pas mungesë aktakuzave apo cilësi të dobët të aktakuzave. Nuk e di saktë numrin e lëndëve se sa lëndë kanë përfundu me aktgjykim lirues, por e di që shumica e këtyre lëndëve janë me aktgjykim dënues”, tha ai.

Përveç kësaj, ai tha se në vitin 2025 kanë pasur në punë 25 lëndë të natyrës së korrupsionit dhe se viti 2026 i ka zënë vetëm 8 prej tyre të papërfunduara.

“Gjatë vitit 2025 ne i kemi pas në punë 23 lëndë të natyrës së tillë – jo të nivelit të lartë por prapë se prapë janë karakterizuar si lëndë të korrupsionit. Prej tyre, 15 janë të përfunduara dhe e kemi përmbyll vitin 2025 me 8 lënë të papërfunduara”, u shpreh Tahiri, duke shtuar se gjatë 2026-ës janë përfunduar katër prej tetë lëndëve që kanë mbetur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement