string(116) "tahiri-per-diten-e-clirimit-serbia-e-di-qe-e-ka-humbur-kosoven-por-sndalon-se-luftuari-na-duhet-aleanca-me-shba-e-be"

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:25

Tahiri për Ditën e Çlirimit: Serbia e di që e ka humbur Kosovën por s’ndalon së luftuari, na duhet aleanca me SHBA e BE

Lajme

Gazeta Express

12/06/2025 16:25

Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, me rastin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit, ka thënë se për Kosovën rreziku më i madh është stagnimi në një gjendje ‘status quo-je”, shkruan Gazeta Express.

Tahiri në një postim në profilin e tij shkruan se është në duart e kosovarëve nëse Kosova do të bëhet shtet funksional, i fuqishëm ekonomikisht, i sigurt ushtarakisht dhe anëtar i BE-së dhe NATO-s.

“Nëse do të kuptojmë se bashkimi kombëtar mund të ndodhë përmes Brukselit, atëherë mund të jemi një komb me dy vota në tavolinat evropiane, mjafton të dimë çfarë duam dhe si të arrijmë aty”, është shprehur ai, raporton Express.

Politikani Tahiri i cili është aktiv për më shumë se dy dekada, thotë se Serbia e di që e ka humbur Kosovën, por s’ka hequr dorë nga përpjekjet për ta sabotuar, për ta minuar dhe për ta dobësuar nga brenda.

 “Prandaj, aleancat me SHBA-të mbeten jetike, por po ashtu edhe me vendet evropiane që po marrin një rol gjithnjë e më të madh”, ka shkruar Tahiri tutje.

Ai e konsideorn status quon si rrezik kombëtar dhe çdo lëvizje që e ruan dhe forcon shtetin e Kosovës mund të jetë pjesë e një strategjie për integrimin e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërsië në BE.

Sipas Tahirit, katër shtyllat e dekadës së ardhshme janë: energjia, ekonomia, edukimi dhe Evropa dhe se në këto fusha thotë duhet të investohet më shumë vizion, dije dhe përkushtim.

“Sot, më shumë se kurrë, nuk duhet të harrojmë amanetin e dëshmorëve tanë, që dhanë jetën jo për interesa personale apo pasuri, por që Kosova të bëhej e lirë, që fjala “Liri” të kuptohej si e drejtë dhe jo si kontroll”, ka shkruar Tahiri.

Postimi i plotë:

Status Quo-ja e Kosovës është rreziku ynë kombëtar.

Sot, 26 vjet pas, së bashku me Kolonelin Chris Ëarren, oficerin e lartë britanik që dikur udhëhoqi njësitë elitare të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, vizituam pikat ku më 12 qershor 1999 hymë për herë të parë me ushtrinë britanike në territorin e lirë të Kosovës.

Ishim tek tuneli i Hanit të Elezit, tek ura ku ateruan helikopterët, shkuam në Suhadoll dhe Magurë të Lipjanit. Në këto vende që në ditën e parë u deminuam zonat e minuara, çarmatosem policinë e Millosheviqit dhe nisëm kontaktin me qytetarët e parë të lirë pas dekadash shtypjeje. Takonim ish ushtarë të UÇK-së, qytetarë të emocionuar, krenarë për lirinë e fituar. Ishte dita kur e pamë me sy ndryshimin historik që po ndodhte.

Ka shumë për të thënë për 12 qershorin e vitit 1999, për lavdinë e asaj dite, për efektet e saj historike, por mbi të gjitha për domethënien që ajo mbart.

Sipas vlerësimit tim, më 12 qershor 1999, Kosova e fitoi realisht pavarësinë. Atë ditë përfundoi pushtimi shumë shekullor i vendit tonë dhe u hap një horizont i ri për ëndrrën shqiptare. Ishte dita kur ndodhi bashkimi më i madh i shqiptarëve me botën demokratike, për ta ndalur gjenocidin dhe për t’i dhënë shpresë popullit tonë.

Për mua, 12 qershori dhe 17 shkurti janë datat më të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve, ndoshta edhe më të mëdha se vetë 28 Nëntori 1912, sepse ato sollën jo vetëm shpallje simbolike, por ndryshim real të jetës dhe fatit të një populli.

Por sot, 26 vjet më pas, pyetja që shtrohet është: sa e kemi realizuar amanetin e asaj dite?

Sepse mënyra se si do ta materializojmë dhe thellojmë fitoren e 12 qershorit tashmë varet vetëm nga ne.

Nëse Kosova do të bëhet shtet funksional, i fuqishëm ekonomikisht, i sigurt ushtarakisht, dhe anëtar i NATO-s e BE-së, kjo është në duart tona. Nëse do të kuptojmë se bashkimi kombëtar mund të ndodhë përmes Brukselit, atëherë mund të jemi një komb me dy vota në tavolinat evropiane, mjafton të dimë çfarë duam dhe si të arrijmë aty.

Në këtë ditë duhet të themi tri të vërteta të qarta:

 1. Serbia e di që e ka humbur Kosovën, por nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta sabotuar, për ta minuar dhe për ta dobësuar nga brenda. Prandaj, aleancat me SHBA-të mbeten jetike, por po ashtu edhe me vendet evropiane që po marrin një rol gjithnjë e më të madh.

 2. Status quo i Kosovës është rrezik kombëtar. Çdo kompromis që e ruan dhe e forcon shtetësinë tonë mund të jetë pjesë e një strategjie të madhe për integrimin evropian të shqiptarëve në Kosovë dhe Shqipëri.

 3. Katër shtyllat e dekadës së ardhshme janë: energjia, ekonomia, edukimi dhe Evropa. Aty duhet të investojmë më shumë vizion, dije dhe përkushtim.

Sot, më shumë se kurrë, nuk duhet të harrojmë amanetin e dëshmorëve tanë, që dhanë jetën jo për interesa personale apo pasuri, por që Kosova të bëhej e lirë, që fjala “Liri” të kuptohej si e drejtë dhe jo si kontroll.

Lavdi të rënëve për liri!

Urime 26 vjetori i Çlirimit të Kosovës!