Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë - Gazeta Express
string(127) "tahiri-pas-inaugurimit-te-shtatores-se-ibrahim-rugoves-lideri-qe-nuk-u-lekund-duke-mbetur-i-perkushtuar-ndaj-nje-kosove-te-lire"

Gazeta Express

07/09/2024 19:01

Tahiri pas inaugurimit të shtatores së Ibrahim Rugovës: Lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë

Gazeta Express

07/09/2024 19:01

Deputeti i AAK’së, Besnik Tahiri në rastin e ceremonisë së vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova, tha se Rugova “me urtësinë dhe vendosmërinë e tij, i dha popullit tonë besim dhe shpresë drejt lirisë”.

“Presidenti Rugova, përfaqëson qëndresën dhe besnikërinë e një lideri që nuk u lëkund, duke mbetur i përkushtuar ndaj një Kosove të lirë, të pavarur dhe krenare.

Llapi dhe llapjanët gjithmonë e mbajtën në zemër, ashtu siç ai na mbajti të gjithëve”, shkroi Tahiri.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe figura tjera të institucioneve të vendit.