Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë: uhet ta ndryshojmë me urgjencë rregulloren e punës së Kuvendit - Gazeta Express
string(108) "tahiri-pas-deshtimit-te-mbledhjes-se-kryesise-uhet-ta-ndryshojme-me-urgjence-rregulloren-e-punes-se-kuvendit"

Tahiri pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë: uhet ta ndryshojmë me urgjencë rregulloren e punës së Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2021 11:24

Shefi i Grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka njoftuar se ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Ai tha se nuk ka pasur  kuorum të mjaftueshëm që të mbahet kjo mbledhje shkruan Gazeta Express.

Tahiri ka kërkuar që të ndryshohet rregullorja e punës së Kuvendit.

Lexo Edhe:

“Ka dështuar mbledhja e Kryesisë. Në fakt, ne nuk patëm ndonjë paralajmërim. Kur erdhëm e pamë që nuk është, bisedova edhe me kryetarin e Kuvendit dhe siç shihet nuk ka kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes së Kryesisë. Kjo do të thotë se ne duhet ta ndryshojmë me urgjencë rregulloren e punës së Kuvendit, që përgjegjësia për organizimin e mbledhjeve të Kryesisë t’ju bie drejtpërdrejtë shefave të Grupeve Parlamentare, sepse tani u bën më shumë se 6 mbledhje të Kryesisë që për arsye të ndryshme nuk po mbahen”, ka thënë ai. /Express/