Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se nuk beson se në Uashingotn do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Unë nuk besoj se në Uashington do të ndodhin vetëm marrëveshje të çështjeve ekonomike”, është shprehur Tahiri.
Ajo tha se në atë takim do të vendosen bazat e marrëdhënies fqinjësore në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Besoj se aty do të vendosen bazat e marrëdhënies fqinjësore në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Tahiri.
“Duhet kujtuar se pavarësia e Kosovës është e ligjshme në bazë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, shtoi Tahiri.