Ish-deuteti i AAK-së, Besin Tahiri ka njoftuar se të mërkurën në Tiranë do të mbahet Konferenca Ndërkombëtare e Qeverisjes.
Ai shkroi në Facebook se pret prezantimin e Planit Marshall nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Postimi i Besnik Tahirit:
Më 10 shtator, Tirana do të mirëpresë edicionin e parë të Konferencës Ndërkombëtare të Qeverisjes, International Governance Conference, me pjesëmarrje nga:
– Universiteti i Teksasit (Shkolla George Bush për Qeverisje dhe Shërbime Publike), The Bush School of Government & Public Service,
– Banka Botërore World Bank,
– Ambasada Britanike, British Embassy Tirana, si dhe përfaqësues nga Evropa dhe Lindja e Mesme.
Jam shumë krenar bashkë me ekipin e IGC, bën bashkë ekspertizë nga mbarë bota për këtë proces transformues, mu në Shqipëri, aty ku procesi reformues dhe integrues është në rrugë të mbarë.
Me padurim presim prezantimin e #RAMP4 – Plani Marshall i Kryeministrit Rama, një hap konkret për reforma strukturore në institucionet e shtetit.
#RAMP4 është vetëm fillimi, pas tij vjen raporti i gjerë i konferencës, që do t’i paraqitet Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe Qeverisë së re të Shqipërisë, si bazë për reforma dhe investime të qëndrueshme.
Për më shumë shih listën e plotë e folësve: