Tahiri: Kurti e shfaqi misionin e tij, ta çojë vendin në zgjedhje - Gazeta Express
string(63) "tahiri-kurti-e-shfaqi-misionin-e-tij-ta-coje-vendin-ne-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 19:29

Tahiri: Kurti e shfaqi misionin e tij, ta çojë vendin në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

03/04/2026 19:29

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar qeverinë dhe Albin Kurti,  duke thënë se ky i fundit në fjalimin e tij në Kuvend e ‘’shpërfaqi në mënyrën ma të drejtpërdrejt misionin dhe qëllimin e tij me çu vendin në zgjedhje’’.

Tahiri, tha edhe se, në fjalimin e Kurtit, u pa një ‘’shpërfaqje e plotë e papërgjegjësie totale të qeverisë e një pozicioni total të autokratit’’, përcjell Gazeta Express.

‘’Arsyeja pse po e marr fjalën është shkurt e shqip është se kryeministri na erdh në sallë, në vend se me reflektu mbi debatin, ai në fakt e shpërfaqi në mënyrën ma të drejtpërdrejt misionin dhe qëllimin e tij me çu vendin në zgjedhje. I japi një analizë globale, pastaj tregoi ça ka bë me shtesa, foli për projektet e veta, dhe në asnjë moment nuk u kthy me u përgjigj në një kërkesë që grupi partlamentar i LDK i mbështetur nga opozita sot e ka sjell një rezolutë një plan ide, për me ulë çmimin e naftës. Ajo çka pamë ne është shkurt e shqip një shpërfaqje e plotë e papërgjegjësie totale të qeverisë e një pozicioni total të autokratit. Nëqoftë se qëllimi është që kryeministri dhe qeveria të ballafaqoi opozitën prej një perspektive totalisht autokrate, ky është gabimi më i madh. Zgjedhjet janë para dere, këto zgjedhje nuk po i sjell opozita, këto sjelle po i bjen formacioni politik që e udhëheq qeverinë’’, ka deklaruar ai. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement