Tahiri: Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër - Gazeta Express
string(84) "tahiri-kur-vendi-qeveriset-pa-pergjegjesi-kushtetuta-dhe-ligji-mbesin-vetem-ne-leter"

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 13:39

Tahiri: Kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër

Lajme

Gazeta Express

19/11/2025 13:39

Ish deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar në lidhje me seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku u tentua nga partia e parë që të votohet buxheti dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kjo seancë është shembulli më i qartë se “kur vendi qeveriset pa përgjegjësi, Kushtetuta dhe ligji mbesin vetëm në letër”

“Si mund të merren vendime kaq të rëndësishme kur vendi nuk ka qeveri legale dhe Kuvendi nuk ka shumicë funksionale? Si mund të pretendohet shumicë e kualifikuar për ratifikime ndërkombëtare, kur mungon edhe shumica e thjeshtë? Kjo nuk është kulturë parlamentare, por imitim i saj, që hap rrugën e autokracisë. Udha e mbarë, deri ku t’ju shkojë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.