Tahiri kritikon menaxhimin e pandemisë nga Qeveria: Këta nuk e kanë haberin çfarë po bëjnë - Gazeta Express
string(89) "tahiri-kritikon-menaxhimin-e-pandemise-nga-qeveria-keta-nuk-e-kane-haberin-cfare-po-bejne"

Gazeta Express

12/08/2020 22:55

Tahiri kritikon menaxhimin e pandemisë nga Qeveria: Këta nuk e kanë haberin çfarë po bëjnë

Gazeta Express

12/08/2020 22:55

Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Hoti për menaxhimin e pandemisë.

Ai ka thënë se Ministria e Shëndetësisë, dhe Qeveria në përgjithësi nuk kanë ëprkrahur qytetarët dhe situata u ka dalë nga duart.

Lexo Edhe:

“Nuk e fajësoj Institutin apo QKUK’në. Ata po bëjnë gjithçka që është e mundur. Por faji është tjetërku. Mund të bëhet shumë më shumë. Ka mundur të bëhet më shumë edhe më herët. Nuk është me rëndësi autostrada Gjilan-Dheu i Bardhë në këtë kohë. Është me rëndësi se sa njerëz janë të prekur nga Covid-19 në Gjlian. Është dashur të krijohen ekipe mobile që të jenë shumë më afër me qytetarët. Njerëzit në zona të thella janë totalisht jashtë arritjes së institucioneve”

Tahiri ka kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit, Armend Zemaj. ./Express/