Tahiri: Kolapsin energjetik e solli VV-ja, energjinë e trajtuan si pronë partiake me punësime e kurdisje tenderësh   - Gazeta Express
string(112) "tahiri-kolapsin-energjetik-e-solli-vv-ja-energjine-e-trajtuan-si-prone-partiake-me-punesime-e-kurdisje-tenderesh"

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 19:00

Tahiri: Kolapsin energjetik e solli VV-ja, energjinë e trajtuan si pronë partiake me punësime e kurdisje tenderësh  

Lajme

Gazeta Express

20/06/2025 19:00

Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me situatën e energjisë në vend, duke thënë se kolapsin energjetik e ka sjell ‘‘paaftësia, mungesa e vizionit dhe keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët’’ e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar se qeverisja e VV-së, për pesë vite me radhë, ka qenë  ilustrim klasik i kapjes së shtetit dhe dështimit të thellë institucional në sektorin e energjisë.

Tahiri në postimin e tij të bërë në Facebook, ka përmendur çështje si punësim masiv i aktivistëve partiakë në pozita kyçe në KEK, kurdisje tenderësh për qindra miliona euro e emërime të zyrtarëve politikë në KEK.

‘‘Ky është rezultati i një qeverisjeje që energjinë e trajtoi si pronë partiake dhe burim përfitimesh të paligjshme. Kostoja e këtij keqmenaxhimi po paguhet rëndë nga qytetarët dhe ekonomia e vendit’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Kollapsin energjetik nuk e solli as mungesa e thëngjillit, as ndonjë krizë globale. Atë e sollën paaftësia, mungesa e vizionit dhe keqpërdorimi i qindra milionave euro nga zyrtarët e LVV.

Për pesë vite me radhë, qeverisja e Vetëvendosjes në sektorin e energjisë ka qenë ilustrim klasik i kapjes së shtetit dhe dështimit të thellë institucional:

1️⃣ Punësimi masiv i aktivistëve partiakë në pozita kyçe në KEK, duke përjashtuar profesionistët dhe duke e shndërruar ndërmarrjen publike në zgjatim të strukturës partiake.

2️⃣ Kurdisje tenderësh për qindra miliona euro, që përfunduan në xhepat e familjarëve dhe bizneseve të lidhura me pushtetin – një skemë klasike e shpërdorimit të parasë publike.

3️⃣ Emërimi i zyrtarëve politikë në krye të KEK-ut, përfshirë të arrestuarin Nagip Krasniqi, si dhe ndikimin e drejtpërdrejtë të “kapelës së zezë” Dejona Mihali – për të betonuar kontrollin e partisë mbi energjinë.

4️⃣ Shitblerje të dyshimta të energjisë elektrike, të menaxhuara nga zyra ku është punësuar vëllai i Kryeministrit në largim – një konflikt interesi që sfidon çdo standard etik e ligjor.

5️⃣ Rritje drastike të tarifave për qytetarët – me mbi 127% më shumë për çdo familje që paguan faturën mujore të energjisë.

6️⃣ Shtrejtim ekstrem për sektorin privat – me mbi 270% rritje për mbi 1,300 biznese, të cilat mbajnë gjallë më shumë se 150 mijë vende pune në vend.

7️⃣ Bllokimi i investimeve strategjike amerikane, përfshirë projektin e termocentralit “Kosova e Re” dhe gazpërçuesin amerikan – duke dëmtuar rëndë të ardhmen energjetike të Kosovës dhe partneritetin me SHBA-në.

Ky është rezultati i një qeverisjeje që energjinë e trajtoi si pronë partiake dhe burim përfitimesh të paligjshme. Kostoja e këtij keqmenaxhimi po paguhet rëndë nga qytetarët dhe ekonomia e vendit. /GazetaExpress