Tahiri: Ka një hezitim të LDK-së, por ne do t’i japim nënshkrimet për ta çuar në Kushtetuese shkarkimin e Dakës - Gazeta Express
string(108) "tahiri-ka-nje-hezitim-te-ldk-se-por-ne-do-ti-japim-nenshkrimet-per-ta-cuar-ne-kushtetuese-shkarkimin-e-dakes"

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:38

Tahiri: Ka një hezitim të LDK-së, por ne do t’i japim nënshkrimet për ta çuar në Kushtetuese shkarkimin e Dakës

Lajme

Gazeta Express

18/06/2021 14:38

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, u shpreh i shqetësuar pasi sipas tij Lëvizja Vetëvendosje po tenton kapjen e shtetit.

“AAK-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar me tendencën e kapjes dhe shkarkimet e institucioneve të pavarura. Kërkesa ime është që çfarëdo shkarkimi të jetë mbi një baze të një vlerësimi të performancës dhe jo mbi baza politike”, deklaroi Tahiri.

Lexo Edhe:

“Institucionet e pavarura duhet të jenë në raportim të këtij Kuvendi dhe jo të kësaj partie që e ka shumicën”, tha ai.

Tutje, Tahiri tha se nga mbledhja e Kryesisë ka kërkuar që të ndalen praktikat e uzurpimit të institucioneve të pavarura, raporton eo.

“Kërkova që të ndalohet praktika e uzurpimit dhe marrjes së pavarësisë së këtyre institucioneve në emër të demokracisë”, tha ai.

“Ka një hezitim të LDK-së për ketë temë por ne do të japim nënshkrimet si AAK për trajtimin e çështjes Daka në Kushtetuese”, deklaroi Tahiri.