Tahiri ia kujton Vuçiqit intervenimin e NATO-s - Gazeta Express
string(46) "tahiri-ia-kujton-vuciqit-intervenimin-e-nato-s"

Gazeta Express

11/12/2019 13:53

Tahiri ia kujton Vuçiqit intervenimin e NATO-s

Gazeta Express

11/12/2019 13:53

Ish zv.kryeministrja e Kosovës dhe ish-udhëheqësja e bisedimeve teknike me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ditë më parë mohoi masakrën e Reçakut, raporton Gazeta Express

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka shkruar se me këtë Vuçiq e rishfaqi mendësinë kriminale duke mohuar gjenocidin në Kosovë.

Lexo Edhe:

“Sot ai vë në dilemë kufijtë e shtetit të Kosovës, ndërsa e di mirë se Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi njohu ligjërisht kufijtë dhe shtetin e Kosovës”, tha ajo.

Tahiri tutje thotë se gjatë dialogut, kur Vuçiq ishte shfaqur agresor dhe kërcënues, i kishte kujtuar atij intervenimet e NATO-s. Të njëjtën gjë, ish-kryenegociatorja ia ka kujtuar presidentit serb edhe sot. /GazetaExpress/