Tahiri: Gjykata Speciale është përzier në politikën e brendshme të Kosovës - Gazeta Express
string(73) "tahiri-gjykata-speciale-eshte-perzier-ne-politiken-e-brendshme-te-kosoves"

Tahiri: Gjykata Speciale është përzier në politikën e brendshme të Kosovës

Gazeta Express

12/08/2020 22:44

Ish-Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se publikimi i propozim aktakuzës së Prokurorit Special ndaj presidentit Hashim Thaci dhe kreut të PDK’së, Kadri Veseli, ka qenë përzierje në politikën e brendshme.

“Nuk guxon që një gjykatë të përzihet me politikë. Në publikim, përmendej që të lartpërmendurit po mundoheshin që të shuanin punën e gjykatës dhe ishin përzier në punët e gjykatës. Tash, nëse unë si ish-Ministër nuk jam i kënaqur me punën e një gjykate, dhe dua ta zëvendësoj më një gjykatë tjetër, atëherë a duhet një aktakuzë ndaj meje. Kjo është e gabueshme. Tutje, është përmendur një numër dhe është thënë se janë të dyshuar për vrasjen e rreth kaq personave. Në akuzë nuk ka me të qëlluar. Duhet numri i saktë”, tha ai.

Lexo Edhe:

Tutje Tahiri tha se nuk ka parë asnjë përpjekje për shuarjen e Speciales nga Thaci apo edhe Veseli. /Express/