Tahiri: Fshirja e historisë është krim, teatri të ndërtohet i njëjti ku ishte - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2020 23:02

Tahiri: Fshirja e historisë është krim, teatri të ndërtohet i njëjti ku ishte

Shqiperi

Gazeta Express

29/05/2020 23:02

Shembja e Teatrit Kombëtar solli reagime edhe nga Kosova.

Edita Tahiri thotë se ai teatër nuk i pëkiste vetëm Shqipërisë por gjithë kombit shqiptar ndaj dhe si i tillë e ka cilësuar aktin e shembjes kriminal dhe sadist.

Por ndërsa ajo që është bërë nuk zhbëhet, Tahiri thotë për Rtv Ora se qeveria dhe bashkia e Tiranës e kanë mundësinë për tu vetëkorrigjuar duke ndërtuar të njëjtin projekt në të njëjtin vend.

Edita Tahiri: Jam trishtuar, ka qenë e pabesueshme sepse e kam parë krejt procesin. Mbi 2 vjet ka pasur protesta dhe kam menduar se kjo qeveri, ky kryeministër do të reflektojë dhe do të mendojë se Teatri Kombëtar i Shqipërisë është edhe i kombit prandaj të gjithë u shqetësuam. Ndjeva dhimbje të madhe.Është shkelje e të drejtave të njeriut se trashëgimia është e drejtë e njeriut. Por në anën tjetër edhe në luftra kur agresori dëmton, shkatërron trashëgiminë kulturore të palës shtypëse merr dënime në të drejtën ndërkombëtarë. Kemi të bëjmë me një qeveri dhe një kryeministër që ja bën këtë popullit të vet në kohën e pandemisë, Shqipëria e kaloi tërmetin. Prandaj e quajta sadizëm. Fshirja e një pjesë të historisë sonë kulturore dhe kombëtare është një krim. Mirë është të korrigjohet ky gabim që të rikthehet me projektin e njëjtë, në vendin e njëjtë.

Edhe ne në qendër të Prishtinës kemi pasur një ndërtesë nga një kohë austriake, e vetmja që dukej e vogël por shumë simpatike.Qytetarët e Prishtinës nuk e lejuan shembjen e saj, u bë restaurimi. Ana kulturore dhe shpirtërore e Teatrit Kombëtar të Shqipërisë edhe për ne ka qenë frymëzim këtej kur nuk kishim të drejtë të vinim atje për asgjë, ai shpirt është dëmtuar shumë, është cënuar identiteti kombëtar por ka mundësi të bëhet një korrigjim i gabimit.

E mbështes që të bëhet në vendin e njëjtë me projektin e njëjtë. Momentin që u prish mu kujtuan ato ndërtesat e bukura që ka Tirana nga koha e Italisë që për mua janë përrallore.E bëjnë margaritar Tiranën. Paramendo që fadroma e Ramës të hyjë edhe te ato, duhet të ndalet. Më erdhi keq edhe për kryetarin e Tiranës që bëri këtë. E dënueshme është, shpresoj që diçka të rregullohet.