Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve - Gazeta Express
string(73) "tahiri-as-kosova-e-as-shqiperia-nuk-moren-urimin-e-trumpit-pas-zgjedhjeve"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:57

Tahiri: As Kosova, e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:57

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore dhe ish-zëvendëskryeministre e Kosovës ka komentuar Samitin e NATO-s në Hagë.

Ajo ka theksuar se Trumpi u quajte ‘Baba’ në Samitin e NATO-s në Hagë, por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse, sipas saj, Kosova s’ka kryeministër, Shqipëria ka kryeministër por me zgjedhje të kontestuara.

“Trumpi u quajte ‘BABA’ në Samitin e NATO-s në Hagë – por as Kosova as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve, sepse Kosova s’ka kryeministër, Shqipëria ka kryeministër por me zgjedhje të kontestuara.. ky realitet është alarmues për dyja shtetet, kur dihet se Amerika është aleati kryesor dhe shteti me i fuqishëm i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacine në botë”, ka shkruar Edita Tahiri.