Tahir Lushtaku nga “Favoriti” i ‘godet’ klubet, pas rizgjedhjes së Ademit si kryetar i FFK-së - Gazeta Express
string(88) "tahir-lushtaku-nga-favoriti-i-godet-klubet-pas-rizgjedhjes-se-ademit-si-kryetar-i-ffk-se"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 22:28

Tahir Lushtaku nga “Favoriti” i ‘godet’ klubet, pas rizgjedhjes së Ademit si kryetar i FFK-së

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 22:28

Trajneri i mirënjohur kosovar, Tahir Lushtaku, i cili aktualisht e drejton Trepçën në Ligën e Parë, është pjesë e panelit të sontëm në “Favorit”, që transmetohet në T7.

Lushtaku i ka goditur klubet e futbollit në Kosovës, pasi Agim Ademi u rizgjodh si kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, me 100% të votave.

“Derisa klubet pajtohet dhe dërgojnë delegatë që nuk kanë lidhje për futboll, mendoj që vetëm urime t’ia bëjmë. Shpresoj që të punojë për të mirën e futbollit të Kosovës”, tha Lushtaku.

Agim Ademi u rizgjodh në krye të FFK-së, me 52 vota nga 52 delegatë që votuan në Kuvendin Zgjedhor të FFK-së më 5 shkurt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement