Tahir Lushtaku e jep lajmin ekskluziv në “Favorit”: Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Lirisë - Gazeta Express
string(95) "tahir-lushtaku-e-jep-lajmin-ekskluziv-ne-favorit-ismet-munishi-do-te-jete-trajner-i-ri-i-lirise"

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 23:10

Tahir Lushtaku e jep lajmin ekskluziv në “Favorit”: Ismet Munishi do të jetë trajner i ri i Lirisë

Futboll

Gazeta Express

08/02/2026 23:10

Trajneri i mirënjohur kosovar dhe trajneri i Trepçës, Tahir Lushtaku është pjesë e panelit të sontëm në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Lushtaku ka dhënë lajmin ekskluziv se Ismet Munishi do të jetë pasues i Liridon Lecit te Liria e Prizrenit në Ligën e Parë.

Ai ka bërë me dije se gjatë emisionit i është konfirmuar nga një person i afërt me palët, se Ismet Munishi do të jetë trajneri i ardhshëm i Lirisë.

Largimi/shkarkimi i Lecit vjen pas humbjes 4-1 si vendas nga Trepça ’89./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement