Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndër të ftuarit e emisionit të sontëm në “Favorit”, që transmetohet në “T7” çdo të diel.
Batatina ka folur për situatën e Etnik Brrutit, i cili e la Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Ai ka thënë se nuk është më koha për patriotizëm të tillë dhe se patriotizmi tregohet në mënyra tjera.

“Nuk kemi nevojë me u bo shumë patriota. Patriotizëm është me i mbrojtë ngjyrat e shtetit tonë, e me ndërtu këtë shtet (Kosovën)”, tha Batatina.
Tutje, trajneri i Llapit shtoi se lojtarë të tillë po e përdorin kombëtaren e Shqipërisë si trampolinë.
“Po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për kalime në ekipe. Brruti ka parakontratë me një klub nga Rusia”, tha Batatina./GazetaExpress/
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...